Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që Vjosa Osmani të jetë kandidate e LDK-së për presidente dhe bartëse e listës zgjedhore, ndërsa Lumir Abdixhiku kandidat për kryeministër.
Abdixhiku në një deklaratë për media pas mbledhjes së Këshillit tha se LDK e votoi në unanimitet të plotë propozimin e Kryesisë që në zgjedhjet e 7 qershorit Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente, Abdixhiku për kryeministër dhe lista zgjedhore t’i ketë 110 kandidatë për deputetë.

“Në këtë drejtim të ofrojmë një platformë zhvillimore të brendshme, integruese jashtë që i kthen dinjitetin politikës kosovare dhe përfaqësimit të Kosovës”, tha ai.
Abdixhiku theksoi tutje se të dielën në ora 18:00 do të jetë tubimi i bashkimit, ku të pranishmëve do t’i adresohet vetë ai dhe Vjosa Osmani.





