Lajçaku përfshin Gjukanoviqin në dosjet e Epsteinit

Nacionale

<div><div><img width="525" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/818363-lajcaku-perfshin-gjukanoviqin-ne-dosjet-e-epsteinit.jpeg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="lajcaku-perfshin-gjukanoviqin-ne-dosjet-e-epsteinit" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="525" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/818363-lajcaku-perfshin-gjukanoviqin-ne-dosjet-e-epsteinit.jpeg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="lajcaku-perfshin-gjukanoviqin-ne-dosjet-e-epsteinit" loading="lazy"></p>Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, përmendet në dosjet e ndërlidhura me të dënuarin për krime seksuale, Jeffrey Epstein, të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë. Gjukanoviq përmendet në mesazhet që Epstein thuhet se ka shkëmbyer me politikanin sllovak, Mirosllav Lajçak, ka raportuar media malazeze “Vijesti”. Në njërin nga mesazhet, Lajçak shkruan</div>

Madhësia e shkronjave

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, përmendet në dosjet e ndërlidhura me të dënuarin për krime seksuale, Jeffrey Epstein, të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.
Gjukanoviq përmendet në mesazhet që Epstein thuhet se ka shkëmbyer me politikanin sllovak, Mirosllav Lajçak, ka raportuar media malazeze “Vijesti”.
Në njërin nga mesazhet, Lajçak shkruan se presidenti i Malit të Zi “po i gëzohet vizitës sonë”.
Epstein i përgjigjet Lajçakut: “Ndoshta ai duhet t’i ofrojë strehim Donaldit”.
Lajçak përgjigjet se “pika e dobët e Donaldit është Mali i Zi”.
Më pas, Epstein i shkruan Lajçakut se ish-avokati i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Michael Cohen, dhe ish-këshilltari i Trumpit, Paul Manafort, “të dy janë fajtorë”, duke shtuar “fillimi i fundit”.