Kuvendi miratoi dërgimin e trupave në Gaza, reagon Nufi: Shqipëria qëndron krah për krah me SHBA-në

Nacionale

Kuvendi i Shqipërisë miratoi këtë të enjte, 24 shtator, me 106 vota pro angazhimin e Shqipërisë në një mision paqeruajtës në kuadër të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza. Pas votimit në Kuvend ka reaguar ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili e cilësoi vendimin si një hap konkret të Shqipërisë në mbështetje të përpjekjeve […]

Madhësia e shkronjave

Kuvendi i Shqipërisë miratoi këtë të enjte, 24 shtator, me 106 vota pro angazhimin e Shqipërisë në një mision paqeruajtës në kuadër të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza.

Pas votimit në Kuvend ka reaguar ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili e cilësoi vendimin si një hap konkret të Shqipërisë në mbështetje të përpjekjeve për paqe dhe siguri ndërkombëtare.

“Një vendim që e shndërron angazhimin e Shqipërisë për paqen në një kontribut konkret në terren”, u shpreh Nufi.

Ministri i Mbrojtjes theksoi gjithashtu se Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në krah të Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për paqe.

“Si aleat i vendosur, Shqipëria qëndron krah për krah me SHBA në përpjekjet për paqe me përgjegjësi, solidaritet dhe kontribut për sigurinë ndërkombëtare”, deklaroi Nufi.

Vendimi i Kuvendit i hap rrugë angazhimit të trupave shqiptare në misionin e parashikuar në Gaza, në kuadër të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit.