Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetin e Kuvendit,Bedri Hamza.
Gjatë takimit, Kryeministri Kurti e falënderoi Kryetarin Hamza për bashkëpunimin në Kuvend me rastin e votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare. Nga ana e tij, Kryetari Hamza shprehu gatishmërinë për koordinim parlamentar në çështje të interesit shtetëror dhe kombëtar.
Palët diskutuan për zhvillimet politike në vend dhe në rajon, si dhe për nevojën e hapjes së një kapitulli të ri të komunikimit dhe dialogut konstruktiv ndërmjet qeverisë dhe opozitës, në funksion të interesit të Republikës së Kosovës dhe forcimit të pluralizmit partiak e demokratik.
Temë e veçantë e bisedës ishte edhe çështja e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, për të cilën kanë mbetur edhe 10 ditë në bazë të afateve kushtetuese. U theksua se bashkëpunimi ndërpartiak është i domosdoshëm, duke pasur parasysh se për zgjedhje të suksesshme nevojitet vota e së paku dy të tretave të deputetëve të Kuvendit.
Po ashtu, u bë e ditur se Kryeministri Kurti nesër do të takojë Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Kurti pret në takim Hamzën, nesër pritet ta takoj edhe Abdixhikun
<div><div><img width="492" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/823618-kurti-pret-ne-takim-hamzen-neser-pritet-ta-takoj-edhe-abdixhikun.jpeg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="kurti-pret-ne-takim-hamzen,-neser-pritet-ta-takoj-edhe-abdixhikun" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="492" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/823618-kurti-pret-ne-takim-hamzen-neser-pritet-ta-takoj-edhe-abdixhikun.jpeg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="kurti-pret-ne-takim-hamzen,-neser-pritet-ta-takoj-edhe-abdixhikun" loading="lazy"></p>Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetin e Kuvendit,Bedri Hamza. Gjatë takimit, Kryeministri Kurti e falënderoi Kryetarin Hamza për bashkëpunimin në Kuvend me rastin e votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare. Nga ana e tij, Kryetari Hamza shprehu gatishmërinë për koordinim parlamentar në</div>






