Kurti në Davos takon ministrin kuvajtian të Energjisë Elektrike: Diskutuam për një sërë mundësish investimi

Nacionale

<div><div><img width="525" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/815833-kurti-ne-davos-takon-ministrin-kuvajtian-te-energjise-elektrike-diskutuam-per-nje-ser69723a89a4eaa.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="kurti-ne-davos-takon-ministrin-kuvajtian-te-energjise-elektrike:-diskutuam-per-nje-sere-mundesish-investimi" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="525" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/815833-kurti-ne-davos-takon-ministrin-kuvajtian-te-energjise-elektrike-diskutuam-per-nje-ser69723a89a4eaa.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="kurti-ne-davos-takon-ministrin-kuvajtian-te-energjise-elektrike:-diskutuam-per-nje-sere-mundesish-investimi" loading="lazy"></p>Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të enjten në “Shtëpinë e Kosovës” në Davos, ka pritur në takim Dr. Sabeeh Al-Mukhaizeem, ministër i Energjisë Elektrike, Ujit dhe Energjisë së Ripërtëritshme; Ushtrues detyre i Ministrit të Financave; si dhe Ministër i Shtetit për Çështje Ekonomike dhe Investime i Shtetit të Kuvajtit. Gjatë këtij takimi, të cilin Kurti</div>

Madhësia e shkronjave

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të enjten në “Shtëpinë e Kosovës” në Davos, ka pritur në takim Dr. Sabeeh Al-Mukhaizeem, ministër i Energjisë Elektrike, Ujit dhe Energjisë së Ripërtëritshme; Ushtrues detyre i Ministrit të Financave; si dhe Ministër i Shtetit për Çështje Ekonomike dhe Investime i Shtetit të Kuvajtit.
Gjatë këtij takimi, të cilin Kurti e quajti “pozitiv dhe konstruktiv”, ai tha se ka falënderuar ministrin Al-Mukhaizeem për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme të Kuvajtit ndaj “përparimit ekonomik të Kosovës dhe njohjes së saj ndërkombëtare”.
“Fokus i veçantë ishin edhe planet ambicioze të Qeverisë për mandatin e ardhshëm. Specifikisht, diskutuam për një sërë mundësish investimi me interes të mundshëm për Shtetin e Kuvajtit dhe bizneset kuvajtiane, përfshirë sektorët e energjisë, hekurudhave, stadiumeve dhe rezervuarëve të ujit”, tha Kurti në një postim në X.