Kryeministri suedez jep dorëheqje

Bota

Ulf Kristersson ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Suedisë. Ai dha dorëheqje nga kreu i qeverisë suedeze pasi rezultatet zyrtare konfirmuan humbjen e bllokut të tij të krahut të djathtë në zgjedhjet parlamentare të së dielës së kaluar. Sipas rezultateve përfundimtare, katër partitë e krahut të majtë, me Social-Demokratët e ish-kryeministres Magdalena Andersson […]

Madhësia e shkronjave

Ulf Kristersson ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Suedisë.

Ai dha dorëheqje nga kreu i qeverisë suedeze pasi rezultatet zyrtare konfirmuan humbjen e bllokut të tij të krahut të djathtë në zgjedhjet parlamentare të së dielës së kaluar.

Sipas rezultateve përfundimtare, katër partitë e krahut të majtë, me Social-Demokratët e ish-kryeministres Magdalena Andersson si forca më e madhe, kanë fituar me një diferencë prej pak më shumë se 50 mijë votash.

Blloku i majtë do të ketë 176 ulëse në parlament, ndërsa koalicioni qeverisës i Kristerssonit, i përbërë nga tri parti, së bashku me partinë e ekstremit të djathtë “Demokratët e Suedisë”, do të ketë 173 ulëse.

Në një mesazh të publikuar në platformën X, Kristersson tha se rezultati i ngushtë zgjedhor “mund t’i ketë komplikuar kushtet për formimin e qeverisë së re”, veçanërisht për shkak të qëndrimeve kontradiktore të shprehura nga partitë e ndryshme.

Ai theksoi se nevojiten diskutime me të gjitha partitë për të gjetur një zgjidhje për ngërçin politik dhe për të krijuar kushtet për formimin e një qeverie të qëndrueshme dhe efektive. /Telegrafi/