KRU “Hidromorava” njofton se konsumatorët që kanë dy ose më shumë fatura të papguara do të merren masa ndaj tyre

Rajon

KRU “Hidromorava” Gjilan ka njoftuar konsumatorët që kanë dy ose më shumë fatura të papaguara se po vazhdon procesi i shkyçjes nga rrjeti i ujësjellësit dhe procedurat përmbarimore për obligimet e papaguara. Sipas njoftimit, konsumatorët janë ftuar që t’i kryejnë pagesat sa më parë, ndërsa për ata që nuk kanë mundësi ta shlyejnë borxhin në […]

Madhësia e shkronjave

KRU “Hidromorava” Gjilan ka njoftuar konsumatorët që kanë dy ose më shumë fatura të papaguara se po vazhdon procesi i shkyçjes nga rrjeti i ujësjellësit dhe procedurat përmbarimore për obligimet e papaguara.

Sipas njoftimit, konsumatorët janë ftuar që t’i kryejnë pagesat sa më parë, ndërsa për ata që nuk kanë mundësi ta shlyejnë borxhin në tërësi, kompania ofron mundësinë e riprogramimit të pagesave me këste mujore.

Konsumatorët që kryejnë pagesën e plotë ose nënshkruajnë marrëveshje për riprogramim do të largohen nga lista për shkyçje dhe procedura të mëtejshme përmbarimore.

Pagesat mund të kryhen në arkat e kompanisë, në Postën e Kosovës, gjatë orarit 08:00–20:00, si dhe në institucionet mikrofinanciare.

KRU “Hidromorava” ka rikujtuar konsumatorët që të mos kryejnë pagesa në para të gatshme te zyrtarët e kompanisë, por vetëm në pikat zyrtare të përcaktuara.

“Pagesa e rregullt e ujit ndihmon drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve tona”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/