Turistët në një hotel në Afrikë iu afruan natyrës më shumë se duhej, pasi një krokodil hyri brenda.
Zvarraniku 3.9 metra i gjatë hyri në A’Zambezi River Lodge në Zimbabve dhe u drejtua drejt recepcionit.

Më pas ai vazhdoi kërkimin për ushqim duke shkuar në kuzhinë.
Pamjet e shpërndara treguan kafshën duke u zvarritur në recepcion.
Hoteli bëri shaka duke thënë: “Patëm një vizitë herët në mëngjes nga një mysafir i papritur”. /Telegrafi/





