Kosova dhe Ajova drejt zgjerimit të bashkëpunimit institucional dhe lokal

Nacionale

<div><div><img width="546" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/823666-kosova-dhe-ajova-drejt-zgjerimit-te-bashkepunimit-institucional-dhe-lokal.jpeg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="kosova-dhe-ajova-drejt-zgjerimit-te-bashkepunimit-institucional-dhe-lokal" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="546" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/823666-kosova-dhe-ajova-drejt-zgjerimit-te-bashkepunimit-institucional-dhe-lokal.jpeg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="kosova-dhe-ajova-drejt-zgjerimit-te-bashkepunimit-institucional-dhe-lokal"></p>Gjatë një vizite zyrtare në Shtetin e Ajovas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zëvendësministri Kreshnik Ahmeti ka zhvilluar një sërë takimesh me udhëheqës të institucioneve shtetërore dhe përfaqësues të pushtetit lokal, me fokus thellimin e partneritetit ndërmjet ndërmjet dy vendeve. Në takimin me Presidenten e Senatit të Ajovas, Amy Sinclair, u rikonfirmua partneriteti i</div>

Madhësia e shkronjave

Gjatë një vizite zyrtare në Shtetin e Ajovas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zëvendësministri Kreshnik Ahmeti ka zhvilluar një sërë takimesh me udhëheqës të institucioneve shtetërore dhe përfaqësues të pushtetit lokal, me fokus thellimin e partneritetit ndërmjet ndërmjet dy vendeve.
Në takimin me Presidenten e Senatit të Ajovas, Amy Sinclair, u rikonfirmua partneriteti i gjatë dhe i qëndrueshëm mes dy vendeve.
Gjatë bisedës u theksua bashkëpunimi strategjik në fushën e sigurisë, si dhe nevoja për zgjerimin e lidhjeve ekonomike, akademike dhe në sektorin e teknologjisë informative.
Zëvendësministri Ahmeti u takua edhe me zëvendës sekretaren e Shtetit të Ajovas, Christy Johnson, me të cilën diskutoi për avancimin e bashkëpunimit institucional dhe forcimin e mekanizmave konkretë të koordinimit ndërmjet institucioneve të të dyja vendeve.
Në këtë takim u vu theksi te shkëmbimi i përvojave në administratën publike, bashkëpunimi në sektorin e energjisë dhe rritja e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë.
Ndërkaq, në takimin me kryetaren e Komunës së Johnston, Paula Dierenfeld, u diskutua dimensioni lokal i partneritetit.
U vlerësua fakti që aktualisht nëntë komuna nga Kosova janë të binjakëzuara me komuna në Ajova, si dëshmi e lidhjeve të fuqishme ndërmjet qytetarëve të të dyja vendeve.
Palët shprehën gatishmëri për zgjerimin e këtij bashkëpunimi përmes projekteve të përbashkëta zhvillimore dhe shkëmbimeve profesionale.

Në kuadër të vizitës, zëvendësministri Ahmeti zhvilloi takime edhe me përfaqësues të diasporës shqiptare në Ajova.
U theksua roli i tyre si urë lidhëse mes dy vendeve, si dhe kontributi i vazhdueshëm në forcimin e marrëdhënieve ekonomike, akademike dhe kulturore dhe në mbështetjen e zhvillimit të Kosovës.

Si e vlerësoni këtë lajm?