Këshilli Kombëtar Shqiptar ka bërë të ditur se i është drejtuar zyrtarisht institucionit të Të Besuarit për Mbrojtjen e Barazisë në Serbia, lidhur me bllokimin e mjeteve financiare nga Halkbank Beograd.
Sipas këtij institucioni, bëhet fjalë për mjete të miratuara nga Qeveria e Kosovës, të cilat, pavarësisht dorëzimit të dokumentacionit dhe sqarimeve përkatëse, janë refuzuar dhe kthyer nga banka pa arsyetim ligjor.
Nga Këshilli thuhet se ky veprim tejkalon çështjet teknike apo procedurale dhe përfaqëson, sipas tyre, një qasje diskriminuese ndaj një institucioni që përfaqëson shqiptarët në Lugina e Preshevës.
Në reagim përmendet gjithashtu se ekzistojnë pretendime për ndikim politik në këtë proces, duke përfshirë deklarimet e Demo Berisha, i cili më herët ka shprehur qëndrime kritike ndaj rolit të Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Sipas Këshillit, pasojat e bllokimit të fondeve janë konkrete dhe prekin drejtpërdrejt sektorë të rëndësishëm, përfshirë arsimin dhe projektet kulturore, duke përmendur mungesën e teksteve për nxënësit, mbështetjen për studentët dhe ndërprerjen e aktiviteteve të ndryshme.
Ky institucion e ka cilësuar situatën si diskriminim dhe ka paralajmëruar se do ta ndjekë çështjen në të gjitha nivelet institucionale dhe ndërkombëtare./BujanociNet/





