Klubi turk, Galatasaray thuhet se ka bërë një lëvizje të drejtpërdrejtë për të nënshkruar me sulmuesin e Milanit, Rafael Leao, këtë verë.
Sipas gazetarit italian, Nicolo Schira, duke paraqitur një ofertë prej 30 milionë eurosh ditët e fundit për të siguruar reprezentuesin portugez.
Megjithatë, Milani po kërkon një tarifë transferimi dukshëm më të lartë, duke e vlerësuar sulmuesin midis 50 dhe 60 milionë eurove për të miratuar një largim, pavarësisht se lojtari nuk është më në planet e ardhshme të Rossonerëve.
Për të bindur lojtarin, Galatasaray është i përgatitur t’i ofrojë Leaos një kontratë afatgjatë deri në vitin 2030, me një pagë të propozuar prej 10 milionë eurosh në vit.
Megjithatë, negociatat në lidhje me kushtet personale mbeten në vazhdim, pasi Leao po kërkon një paketë page të nivelit të lartë të krahasueshme me atë të Victor Osimhen përpara se të bjerë dakord për këtë transferim.
Në anën tjetër, interesim për transferimin e Leaos ka edhe rivali tjetër turk, Fenerbahce, e cila këtë verë ka transferuar edhe yllin e Kosovës, Vedat Muriqi.
Leao do të preferonte një transferim në Ligës Premier ose La Liga, por deri tani nuk ka asnjë ofertë nga klubet e këtyre dy kampionateve. /Telegrafi/






