Klubi i karatesë KK Besa Bujanoc ka bërë publike pjesëmarrjen e tij në turneun ndërkombëtar “Shoto-Kan Cup”, që do të mbahet më 26 prill 2026 në Vlasotincë, duke publikuar njëkohësisht edhe listën e garuesve.
Në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale, klubi ka konfirmuar se do të garojë me gjithsej 12 sportistë nga Bujanoc, në disiplinat kata dhe kumite.
Në kategorinë kata do të përfaqësohet Blina Gashi, ndërsa në kumite do të garojnë Sara Abdyli, Erina Gashi, Donika Asani, Arsel Islami, Fron Fazliu, Daris Gjumshiti, Arban Asani, Eron Mehmedaliu, Aldin Gashi, Andi Sabedini dhe Endrit Ameti.
Përmes këtij publikimi, klubi ka bërë edhe një thirrje për përkrahje, duke i uruar suksese të gjithë garuesve në këtë kompeticion ndërkombëtar.
Pjesëmarrja në “Shoto-Kan Cup” konsiderohet një mundësi e rëndësishme për afirmimin e sportistëve të rinj dhe përfaqësimin dinjitoz të Bujanocit në arenën sportive./BujanociNet/





