Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur emrat e kandidatëve nga Dega e Pejës që do të garojnë për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.
Lajmin e ka bërë të ditur Kujtim Shala, i cili konfirmoi se do të jetë pjesë e garës zgjedhore, pas propozimit nga Dega e LDK-së në Pejë.

“Të dashur qytetarë, anëtarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës! Në bazë të propozimit të Degës së Pejës, në zgjedhjet e 7 qershorit, do të jem kandidat për deputet”, ka shkruar Shala.
Ai ka falënderuar kolegët e degës për mbështetjen dhe besimin e dhënë, ndërsa ka publikuar edhe emrat e kandidatëve të tjerë nga Peja.
Sipas tij, në këtë garë nga Dega e Pejës do të jenë edhe Sadri Berisha, Besa Gaxherri, Arben Gashi, Naser Gega, Jeton Kelmendi dhe Diellza Bakraçi.





