Pavarësisht debatit rreth modelit të ri Luce, kërkesa për veturat Ferrari mbetet shumë e lartë.
Kompania njofton se porositë për vitin 2027 janë mbushur plotësisht, ndërsa klientët e rinj do t’i marrin automjetet e tyre jo më herët se viti 2028.

Ferrari thotë se kërkesa është e fortë në të gjitha tregjet, ndërsa modelet e reja si Amalfi, Luce dhe 12Cilindri Manuale po zgjerojnë gamën e kompanisë.
Në gjysmën e parë të vitit 2026, Ferrari dorëzoi 6,802 automjete, pak më pak se një vit më parë, ku 70% ishin modele me motor me djegie të brendshme dhe 30% hibride.
CEO Benedetto Vigna deklaroi se Ferrari ka tani “gamën më të plotë në histori”, ndërsa kompania mbetet e përkushtuar ndaj strategjisë së saj për të ruajtur ekskluzivitetin, duke kufizuar prodhimin dhe duke mbështetur kërkesën e lartë. /Telegrafi/





