Kombëtarja franceze e futbollit ka mbetur pa një talent të madh përpara Kupës së Botës, pasi mesfushori 18-vjeçar i Lille, Ayyoub Bouaddi, ka vendosur të luajë për Marokun.
Edhe pse ishte kapiten i ekipit të Francës U-21, emri i tij nuk u përfshi në listën e lojtarëve të shpallur nga trajneri Didier Deschamps të enjten mbrëma.
Kështu, ndryshimi i kombëtares përfaqëson një përforcim të rëndësishëm për ekipin maroken.
Bouaddi konsiderohet si një nga lojtarët më të talentuar të gjeneratës së tij. Pavarësisht se është vetëm 18 vjeç, ai bëri 41 paraqitje për Lille në të gjitha garat sezonin e kaluar, duke regjistruar një asistim.
Performancat e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re dhe roli i tij si kapiten i ekipit të të rinjve francezë flet shumë për potencialin e tij.
Lajmi u konfirmua nga një gazetar i njohur
Vendimi për të ndryshuar ekipin kombëtar u konfirmua nga gazetari i mirë informuar Santi Aouna.
Sipas informacionit të tij, Bouaddi është tashmë një objektiv për shumë gjigantë evropianë, kështu që performanca e tij për Marokun në Kupën e Botës do të jetë nën vëmendje të veçantë.
Faqja e specializuar e statistikave dhe transferimeve, Transfermarkt, e vlereosn lojtarin 50 milionë euro. /Telegrafi/






