Kane barazon legjendën e Bayernit, futet në mesin e 10 golashënuesve më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve

Sport

Harry Kane ka shkruar një tjetër kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij, duke hyrë në mesin e dhjetë golashënuesve më të mirë në historinë e Ligës së Kampionëve. Sulmuesi anglez i Bayern Munichut ka arritur në kuotën e 57 golave në këtë garë, duke barazuar ish-bashkëlojtarin e tij, Thomas Muller. Kane e arriti këtë […]

Madhësia e shkronjave

Harry Kane ka shkruar një tjetër kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij, duke hyrë në mesin e dhjetë golashënuesve më të mirë në historinë e Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi anglez i Bayern Munichut ka arritur në kuotën e 57 golave në këtë garë, duke barazuar ish-bashkëlojtarin e tij, Thomas Muller.

Kane e arriti këtë shifër pas dopietës së realizuar në ndeshjen e fundit ndaj Viking, duke konfirmuar edhe një herë aftësitë e tij para portës.

Sipas statistikave të publikuara nga eksperti i të dhënave sportive, MisterChip, anglezi tashmë renditet në vendin e dhjetë në listën historike të golashënuesve të garës më prestigjioze evropiane për klube.

Në krye të kësaj liste qëndron Cristiano Ronaldo me 141 gola, i ndjekur nga Lionel Messi me 129 dhe Robert Lewandowski me 109.

Pas tyre vjen Karim Benzema me 90 gola, ndërsa Raul dhe Kylian Mbappe kanë realizuar nga 71 gola secili.

Gjashtë gola dhe dramë deri në fund, Bayern Munich shokohet në Norvegji nga Vikingu

Në këtë renditje përfshihen edhe Ruud van Nistelrooy me 60 gola, si dhe Andriy Shevchenko dhe Erling Haaland me nga 59.

Me 57 realizime, Kane ka barazuar Mullerin dhe vazhdon të ngjitet në një listë ku bëjnë pjesë disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit evropian.

Arritja e anglezit merr edhe më shumë vlerë duke pasur parasysh se një pjesë të madhe të karrierës e kaloi te Tottenham Hotspur, përpara se t’i bashkohej Bayern Munichut, ku ka pasur mundësi të garojë rregullisht për objektivat më të mëdhenj në Evropë. /Telegrafi/

Komentet