Interi njofton dëmtimin e Lautaros, kapiteni pritet të mungojë në shtatë ndeshje

Sport

Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez ka pësuar një dëmtim muskulor, i cili pritet ta mbajë për mbi një muaj jashtë fushave duke bërë që ai të humb shumë ndeshje me Nerazzurrët. Faqja zyrtare e klubit italian ka njoftuar mbi dëmtimin e Lautaros, i cili gjatë ditës së sotme (e enjte) i është nënshtruar testeve mjekësore. […]

Madhësia e shkronjave

Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez ka pësuar një dëmtim muskulor, i cili pritet ta mbajë për mbi një muaj jashtë fushave duke bërë që ai të humb shumë ndeshje me Nerazzurrët.

Faqja zyrtare e klubit italian ka njoftuar mbi dëmtimin e Lautaros, i cili gjatë ditës së sotme (e enjte) i është nënshtruar testeve mjekësore.

“Lautaro Martinez iu nënshtrua sot testeve klinike dhe diagnostikuese në Institutin Humanitas në Rozzano. Testet zbuluan një tendosje muskulore në muskulin fleksor të kofshës së tij të majtë”, thuhet në njoftim.

Gjendja e sulmuesit argjentinas do të vlerësohet në ditët në vijim për të kuptuar më mirë kohën e tij të rikuperimit. Në të kaluarën, Lautaro ka treguar rikuperime të shpejta dhe mbresëlënëse, të nxitura nga ndjenja e tij e fortë e përkatësisë ndaj kauzës së Nerazzurrëve, përgjegjësia e tij si kapiten dhe dëshira e tij e palëkundur për të fituar dhe për të qenë një lojtar kyç.

Për një dëmtim si ai i Lautaros, koha e rikuperimit varion nga dy deri në tre javë, dhe për këtë arsye nuk përjashtohet që “El Toro” të përpiqet të rikuperohet për derbin me Milanin më 31 tetor.

Megjithatë, është e besueshme që Lautaro të mungojë për një periudhë më të gjatë, duke humbur të gjitha ndeshjet e Interit deri në pushimin ndërkombëtar të planifikuar për nëntor.

Të gjitha ndeshjet e Interit para pushimit të radhës ndërkombëtar

Bologna-Inter (17 tetor, Serie A)

Inter-Shakhtar Donetsk (21 tetor, Liga e Kampionëve)

Inter-Fiorentina (25 tetor, Serie A)

Venezia-Inter (28 tetor, Serie A)

Milan-Inter (31 tetor, Serie A)

Feyenoord-Inter (3 nëntor, Liga e Kampionëve)

Inter-Como (8 nëntor, Serie A)

/Telegrafi/

Komentet