Kendall Jenner, 30 vjeçe, është bërë pjesë e një fotosesioni të ri për markën italiane Intimissimi, ku prezanton koleksionin e dytë Ultralight with Cashmere.
Modelja shfaqet me të brendshme mëndafshi dhe veshje kashmiri, në imazhe që nxjerrin në pah linjat e saj.

Në një prej fotografive, Jenner shfaqet duke hequr bluzën e gjelbër prej kashmiri, duke zbuluar reçipetat prej mëndafshi në ngjyrë fildishi, shkruan DailyMail.
Ajo pozoi gjithashtu me pantallona të shkurtra jeshile të errëta, të zbukuruara me dantellë në pjesën e poshtme.
Për këtë fotosesion, modelja zgjodhi një pamje natyrale, me flokë të ndarë në mes dhe onde të lehta, ndërsa grimi i butë plotësonte stilin e fotografive.
Jenner u shpreh se koleksioni është bërë pjesë e preferuar e garderobës së saj, falë rehatisë dhe lehtësisë për t’u kombinuar me veshje të ndryshme.
Fotosesioni vjen në një periudhë kur modelja po komentohet edhe për romancën e përfolur me aktorin Jacob Elordi.
Ndërkohë, ajo vijon angazhimet në modë, pasi së fundmi mori pjesë në sfilatën e L’Oréal gjatë Javës së Modës në Paris. /Telegrafi/





