Fjolla Morina nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”.
Këngëtarja e konfirmoi këtë gjatë një interviste për “Artistët Shqiptarë”, ku, e pyetur nga gazetari Butrint Pasjaqa nëse do të hynte sërish në këtë spektakël, dha një përgjigje të drejtpërdrejtë.

“Pse jo nëse janë njerëzit e duhur, pse jo, po”, u përgjigj Fjolla.
Artistja ishte banore e edicionit të fundit të spektaklit, ku arriti të tërhiqte vëmendjen e publikut me prezencën e saj, por vendosi vullnetarisht ta ndërpriste garën.
Gjatë intervistës, ajo renditi një sërë arsyesh që e shtynë të largohej nga spektakli, ndër të cilat përmendi edhe mallin për familjen dhe vajzën e saj.
Fjolla foli hapur për eksperiencën e saj në këtë format, duke ndarë edhe disa nga përshtypjet për atë që kishte përjetuar brenda shtëpisë.
Duke folur për këtë eksperiencë, këngëtarja theksoi se, sipas saj, kishte munguar origjinaliteti mes banorëve.
– YouTube youtu.be





