Jennifer Lawrence ka surprizuar fansat me një ndryshim të dukshëm në pamjen e saj.
Aktorja fituese e çmimit Oscar u fotografua gjatë një darke në New York, ku u shfaq me flokë ngjyrë kafe të errët, duke lënë pas përkohësisht nuancën e saj karakteristike bionde.
35-vjeçarja kishte zgjedhur një model të thjeshtë flokësh të mbledhur lart, me balluke të gjata që i binin mbi vetulla, shkruan DailyMail.

Pamja e re i jepte një stil krejt ndryshe, ndërsa ngjyra e flokëve vinte edhe më shumë në pah tiparet e saj.
Për daljen, Lawrence ishte veshur në mënyrë komode me një bluzë, një fund të gjatë të bardhë dhe sandale.
Nuk dihet ende nëse transformimi është bërë për një rol të ri apo është thjesht një ndryshim personal.
Nuk është hera e parë që aktorja ndryshon ngjyrën e flokëve. Ajo u bë brune për rolin e Tiffany Maxwell në filmin “Silver Linings Playbook”, interpretim që i solli çmimin Oscar për Aktoren më të Mirë, si dhe për rolin e Katniss Everdeen në serinë e filmave “The Hunger Games”.
Jennifer Lawrence pritet të rikthehet në ekran me filmin horror gotik “What Happens at Night”, me regji të Martin Scorsese dhe me Leonardo DiCaprio në kast, ndërsa është konfirmuar edhe rikthimi i saj në universin e “The Hunger Games” me filmin “Sunrise on the Reaping”.
Në të njëjtën kohë, aktorja vazhdon të balancojë angazhimet profesionale me jetën familjare, duke u përkushtuar edhe dy djemve të saj. /Telegrafi/





