I pranishëm në ceremoninë e varrimit, Rezart Veleshnja: Mbi tre mijë njerëz për ty o vëllai im Shpat

Magazina

<div><div><img width="640" height="361" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/Rrezart.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="990" height="559" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/Rrezart.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt=""></p>Aktori i njohur, Rezart Veleshnja, ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të këngëtarit Shpat Kasapi, i cili u varros në Tetovë, qyteti ku lindi dhe u rrit. Veleshnja e kishte mik të ngushtë artistin, dhe emocioni ishte i dukshëm gjatë homazheve. Në rrjetet sociale, aktori shpërndau një mesazh prekës për mikun e tij. “Mbi tre […]</div>

Madhësia e shkronjave

Aktori i njohur, Rezart Veleshnja, ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të këngëtarit Shpat Kasapi, i cili u varros në Tetovë, qyteti ku lindi dhe u rrit.
Veleshnja e kishte mik të ngushtë artistin, dhe emocioni ishte i dukshëm gjatë homazheve.
Në rrjetet sociale, aktori shpërndau një mesazh prekës për mikun e tij.
“Mbi tre mijë njerëz për ty o vëllai im Shpat. Kaq zemër të mirë kishe”, ka shkruar ai në Instagram.

Veleshnja shtoi më tej: “Lamtumirë Shpat”.
Ceremonia mortore u ndoq nga familjarë, miq, kolegë dhe fansa të shumtë, që erdhën për të përcjellë artistin për në banesën e fundit.

Kasapi do të mbahet mend si një nga zërat më të dashur të skenës muzikore shqiptare, i cili la pas shumë hite dhe një komunitet të madh adhuruesish.