Haxhiu pas takimit me Peleshin: Na dha mundësinë të kujtojmë bashkëpunimin vëllazëror

Nacionale

<div><div><img width="516" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/825530-haxhiu-pas-takimit-me-peleshin-na-dha-mundesine-te-kujtojme-bashkepunimin-vellazeror.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="haxhiu-pas-takimit-me-peleshin:-na-dha-mundesine-te-kujtojme-bashkepunimin-vellazeror" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="516" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/825530-haxhiu-pas-takimit-me-peleshin-na-dha-mundesine-te-kujtojme-bashkepunimin-vellazeror.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="haxhiu-pas-takimit-me-peleshin:-na-dha-mundesine-te-kujtojme-bashkepunimin-vellazeror" loading="lazy"></p>Kryekuvendarja e Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë. Takimi, siç shkroi Haxhiu në Facebook, u zhvillua në një ditë simbolike për kombin shqiptar, Dita e Besëlidhjes së Lezhës, dhe ofroi mundësinë për të rikujtuar bashkëpunimin vëllazëror mes dy Republikave. “Ky</div>

Madhësia e shkronjave

Kryekuvendarja e Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.
Takimi, siç shkroi Haxhiu në Facebook, u zhvillua në një ditë simbolike për kombin shqiptar, Dita e Besëlidhjes së Lezhës, dhe ofroi mundësinë për të rikujtuar bashkëpunimin vëllazëror mes dy Republikave.
“Ky takim, që u zhvillua në një ditë historike si Dita e Besëlidhjes së Lezhës, na dha mundësinë të kujtojmë bashkëpunimin vëllazëror mes dy Republikave tona dhe përkushtimin tonë në shërbim të qytetarëve. Ndamë ide për shkëmbimin e grupeve të deputetëve dhe komisioneve parlamentare, për të përfituar nga përvojat dhe praktikat më të mira mes dy shteteve tona”
“Gjithashtu, folëm për rëndësinë e marrëveshjeve të miratuara në Kuvendet përkatëse, për rolin tonë mbikëqyrës dhe për nevojën për të shtuar marrëveshje të reja që forcojnë bashkëpunimin dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë”, shkroi kryekuvendarja.

Si e vlerësoni këtë lajm?