Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se 7 qershori është caktuar zyrtarisht si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Pas një takimi konsultativ me përfaqësues të partive politike, Haxhiu ka konfirmuar vendimin përmes një konference për media, duke theksuar se procesi është zhvilluar në përputhje me kornizën ligjore në fuqi.
“Sot, bazuar në Ligjin për zgjedhjet, përmbylla takimin me përfaqësues të subjekteve politike. Pas vlerësimit të afateve kushtetuese, kam vendosur që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 7 qershor”, deklaroi Haxhiu. /Telegrafi/






