Arabia Saudite rihap aeroportin kryesor pas sulmeve të rebelëve Houthi

Bota

Arabia Saudite ka rihapur aeroportin kryesor të vendit për fluturime ndërkombëtare, më shumë se dy javë pasi sulmet vdekjeprurëse të rebelëve Huthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani, e nxorën atë jashtë funksionit. Ndërkohë, autoritetet saudite njoftuan se të dielën kanë interceptuar dhe shkatërruar një raketë balistike dhe një dron të lëshuar nga rebelët drejt […]

Madhësia e shkronjave

Arabia Saudite ka rihapur aeroportin kryesor të vendit për fluturime ndërkombëtare, më shumë se dy javë pasi sulmet vdekjeprurëse të rebelëve Huthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani, e nxorën atë jashtë funksionit.

Ndërkohë, autoritetet saudite njoftuan se të dielën kanë interceptuar dhe shkatërruar një raketë balistike dhe një dron të lëshuar nga rebelët drejt kryeqytetit, Riad, transmeton Telegrafi.

Aeroporti Ndërkombëtar Mbreti Khalid bëri të ditur se terminalet 1 dhe 2 janë hapur për fluturime vendore dhe ndërkombëtare, duke filluar nga e diela. Javën e kaluar, aeroporti kishte rifilluar funksionimin vetëm për një numër të kufizuar fluturimesh të brendshme.

Në fillim të tetorit, sulmet e Huthive goditën një kompleks ku ndodhen dy terminale të tjera të aeroportit, duke shkaktuar 17 viktima dhe mbi 330 të plagosur.

Pavarësisht rihapjes së aeroportit, rebelët kanë vazhduar të lëshojnë dronë dhe raketa drejt Arabisë Saudite. /Telegrafi/

Komentet