Fundi i një epoke, Cristiano Ronaldo: Pensionimi shumë afër

Sport

Sulmuesi Cristiano Ronaldo thotë se dëshiron ta fitojë titullin e kampionit me Al Nassr meqenëse fundi i karrierës po vjen. Ylli portugez shënoi sërish të mërkurën, në fitoren ndaj Al Ahlit, ndërsa është vetëm disa fitore larg për ta fituar titullin e parë në Arabinë Saudite. Në një intervistë së fundmi për “Canal GOATBR”, Ronaldo […]

Madhësia e shkronjave

Sulmuesi Cristiano Ronaldo thotë se dëshiron ta fitojë titullin e kampionit me Al Nassr meqenëse fundi i karrierës po vjen.

Ylli portugez shënoi sërish të mërkurën, në fitoren ndaj Al Ahlit, ndërsa është vetëm disa fitore larg për ta fituar titullin e parë në Arabinë Saudite.

Në një intervistë së fundmi për “Canal GOATBR”, Ronaldo ka konfirmuar se shumë shpejtë mund t’i “varë këpucët”.

“Fundi i karrierës sime po afron, dua ta shijoj secilën ndeshje”.

“Nuk po luaj vetëm për këtë gjeneratë, por në të kaluarën dhe e radhës po vjen. Po e shijoj ditë pas dite, ndeshje pas ndeshje, vit pas viti, po afrohet fundi i karrierës sime. Ky është fakt”.

“Karriera ime ka qenë brilante dhe dua të vazhdoj në këtë mënyrë. Dua ta shijoj, të shënoj gola por mbi të gjitha ka të bëjë me fitoren. Vërtetë duam ta fitojmë ligën”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Ronaldo ka mbërritur në 970 gola në karrierë, duke qenë larg vetëm 30 sosh për t’u bërë lojtari i parë në histori që shënon 1 mijë ndeshja zyrtare./Telegrafi/