Hargreaves uron Kurtin, thotë se Mbretëria e Bashkuar pret angazhim nga Kosova në dialogun e BE-së

Nacionale

<div><div><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/821100-hargreaves-uron-kurtin-thote-se-mbreteria-e-bashkuar-pret-angazhim-nga-kosova-ne-dial698de9cbf387a.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="hargreaves-uron-kurtin,-thote-se-mbreteria-e-bashkuar-pret-angazhim-nga-kosova-ne-dialogun-e-be-se" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/821100-hargreaves-uron-kurtin-thote-se-mbreteria-e-bashkuar-pret-angazhim-nga-kosova-ne-dial698de9cbf387a.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="hargreaves-uron-kurtin,-thote-se-mbreteria-e-bashkuar-pret-angazhim-nga-kosova-ne-dialogun-e-be-se" loading="lazy"></p>Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar kryeministrin Albin Kurti dhe kabinetin e ri qeveritar për marrjen e detyrës. Ai tha se pret bashkëpunim me ta, ndërsa shtoi se vendi i tij është i gatshëm ta mbështesë Kosovën në reforma e forcim të institucioneve demokratike. “Unë i shpreh urimet e mia më të përzemërta</div>

Madhësia e shkronjave

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar kryeministrin Albin Kurti dhe kabinetin e ri qeveritar për marrjen e detyrës.
Ai tha se pret bashkëpunim me ta, ndërsa shtoi se vendi i tij është i gatshëm ta mbështesë Kosovën në reforma e forcim të institucioneve demokratike.
“Unë i shpreh urimet e mia më të përzemërta Qeverisë së re të Kosovës. Pres me kënaqësi të bashkëpunoj ngushtë me Kryeministrin Albin Kurti dhe ekipin e tij të ri të ministrave në muajt në vijim. Një Kuvend dhe Qeveri funksionale janë thelbësore që Kosova të bëjë përparim në çështjet që kanë më shumë rëndësi për qytetarët e saj. Mbretëria e Bashkuar qëndron e gatshme ta mbështesë Kosovën teksa ajo avancon me reformat, forcon institucionet demokratike dhe vepron në interes të të gjitha komuniteteve”.
Hargreaves tha se Mbretëria e Bashkuar pret që Kosova të angazhohet në dialogun e BE-së dhe në stabilitetin rajonal.
“Ne gjithashtu presim me padurim angazhimin e vazhdueshëm të Kosovës në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si dhe nxitjen e stabilitetit, prosperitetit dhe bashkëpunimit rajonal. Ky është një moment mundësie dhe Mbretëria e Bashkuar mbetet një partner i besueshëm ndërsa Kosova punon për të ndërtuar një të ardhme të sigurt dhe të suksesshme”.