Më 17 shkurt, në përvjetorin e 18-të të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, do të organizohet një protestë mbarëpopullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Për këtë organizim ka folur Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK, i cili, në një bisedë për Euronews Albania, ka thënë se pret që pjesëmarrës të jenë presidentët e dy shteteve shqiptare, Bajram Begaj dhe Vjosa Osmani.
“Deri më tani, nuk është zyrtare, por në bazë të informacioneve, presim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj bashkë me presidenten Vjosa Osmanin t’i bashkëngjiten protestës në Prishtinë. Taulant Balla do të jetë pjesë e protestës, sikurse edhe shumë deputetë nga të gjitha partitë politike në Shqipëri. Po ashtu, edhe studentë nga universitetet e Shqipërisë, të cilët do të vijnë në mënyrë të organizuar”, deklaroi Gucati.
Gucati: Sipas informacioneve, në protestën e 17 shkurtit do të jenë Begaj e Osmani
<div><div><img width="622" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/821677-gucati-sipas-informacioneve-ne-protesten-e-17-shkurtit-do-te-jene-begaj-e-osmani.jpeg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="gucati:-sipas-informacioneve,-ne-protesten-e-17-shkurtit-do-te-jene-begaj-e-osmani" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="622" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/821677-gucati-sipas-informacioneve-ne-protesten-e-17-shkurtit-do-te-jene-begaj-e-osmani.jpeg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="gucati:-sipas-informacioneve,-ne-protesten-e-17-shkurtit-do-te-jene-begaj-e-osmani" loading="lazy"></p>Më 17 shkurt, në përvjetorin e 18-të të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, do të organizohet një protestë mbarëpopullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Për këtë organizim ka folur Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK, i cili, në një bisedë për Euronews Albania, ka thënë</div>






