Grupi që qëndron pas hitit “Barbie Girl” po shpërbëhet pas gati 30 vitesh

Magazina

Grupi danez, “Aqua”, shënoi vitet ’90 me hitin “Barbie Girl” dhe tani anëtarët e grupit kanë njoftuar se pas pothuajse 30 vitesh po i japin fund historisë së tyre të përbashkët. Ata e ndanë lajmin në Instagramin e tyre zyrtar, ku u thanë lamtumirë fansave të tyre që i kanë ndjekur që nga vitet 1990 […]

Madhësia e shkronjave

Grupi danez, “Aqua”, shënoi vitet ’90 me hitin “Barbie Girl” dhe tani anëtarët e grupit kanë njoftuar se pas pothuajse 30 vitesh po i japin fund historisë së tyre të përbashkët.

Ata e ndanë lajmin në Instagramin e tyre zyrtar, ku u thanë lamtumirë fansave të tyre që i kanë ndjekur që nga vitet 1990 me një mesazh emocionues.

“Pas shumë vitesh të jashtëzakonshme, kemi vendosur ta mbyllim kapitullin e Aqua si një grup muzikor live”, shkruan ata.

Ata shtuan se “Aqua” ishte një pjesë e madhe e jetës së tyre dhe se kishin përjetuar më shumë së bashku se sa mund ta kishin imagjinuar.

“Kur je bashkë për kaq shumë kohë, mëson të dallosh momentin kur duhet të mbrosh atë që ke krijuar. Na duket se tani është koha e duhur për të thënë lamtumirë, ndërsa kujtimet janë ende të freskëta dhe dashuria për muzikën, historinë tonë dhe njëri-tjetrin është e paprekur”, thanë anëtarët e grupit.

“Aqua” u formua në vitin 1994, me formacionin origjinal të përbërë nga Soren Rasted, Lene Nystrom, Rene Dif dhe Claus Norreen.

Ata u bënë të famshëm ndërkombëtarisht në vitin 1997 me këngën “Barbie Girl”, e cila u bë një nga hitet më të njohura pop të asaj periudhe.

Me kalimin e viteve, ata kanë publikuar edhe këngë të suksesshme si “Doctor Jones”, “Turn Back Time” dhe “Cartoon Heroes”, dhe grupi u shpërbë për herë të parë në vitin 2001 përpara se të ribashkohej në vitin 2007. /Telegrafi/