Gruda në Kuvend: Projektligji synon të kufizojë juridiksionin e Speciales

Nacionale

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka paraqitur në Kuvend arsyetimin e partisë së tij për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se nisma synon të kufizojë një pjesë të juridiksionit të Speciales. Gruda, i cili është një nga propozuesit e projektligjit, tha se themelimi i Dhomave të Specializuara ishte i lidhur me […]

Madhësia e shkronjave

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka paraqitur në Kuvend arsyetimin e partisë së tij për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se nisma synon të kufizojë një pjesë të juridiksionit të Speciales.

Gruda, i cili është një nga propozuesit e projektligjit, tha se themelimi i Dhomave të Specializuara ishte i lidhur me pretendimet për trafikim të organeve.

Sipas tij, proceset gjyqësore të zhvilluara në Hagë nuk kanë dëshmuar se ka pasur trafikim organesh.

Ai theksoi se ndryshimet e propozuara nuk ia heqin Speciales të drejtën për të vazhduar punën, por synojnë kufizimin e një pjese të juridiksionit të saj, përfshirë çështjet që lidhen me krimet e luftës.

Gruda argumentoi se juridiksioni i përcaktuar fillimisht për Dhomat e Specializuara nuk ishte paraparë që të përfshinte raste që, sipas tij, nuk kanë lidhje me pretendimet mbi të cilat u themelua kjo gjykatë. /Telegrafi/