Në karrigen e ministres së Drejtësisë vendoset emblema e UÇK-së

Nacionale

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës, Albana Bytyqi ka vendosur emblemën e UÇK-së në karrigen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvallës. Ndërkaq, edhe pak pritet të fillojë seanca ku në rendin e ditës janë gjithsej 22 pika, si pikë e parë është shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për […]

Madhësia e shkronjave

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës, Albana Bytyqi ka vendosur emblemën e UÇK-së në karrigen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvallës.

Ndërkaq, edhe pak pritet të fillojë seanca ku në rendin e ditës janë gjithsej 22 pika, si pikë e parë është shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i njohur si Ligji për Specialen, ndërsa jashtë ambienteve të Kuvendit janë mbledhur qytetarë, veteranë e nxënës në pritje të votimit të këtij ligji.

Ndryshe, PDK-ja ka propozuar ndryshime në ligj për Dhomat e Specializuara, duke kërkuar kufizimin e juridiksionit të tyre, kthimin e rasteve në Kosovë, ankimimin në Gjykatën Supreme, dënim maksimal prej 15 vjetësh dhe vuajtjen e dënimeve në Kosovë.

Ndryshimet në ligj janë propozuar pasi Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan në shkallë të parë me gjithsej 81 vjet burgim Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. /Telegrafi/