Gemini 4 Argon, Google sjell modelin e ri me fokus te siguria kibernetike

Teknologji

Alphabet, kompania mëmë e Google, ka prezantuar Gemini 4 Argon, një model të ri të Al, i krijuar për detyra si programimi, kërkimi dhe shkrimi. Megjithatë, fokusi kryesor i Argon duket se është siguria kibernetike. Sipas Google, modeli mund të zbulojë, verifikojë dhe korrigjojë në mënyrë autonome dobësi kritike në programe. Fillimisht, Argon do të […]

Madhësia e shkronjave

Alphabet, kompania mëmë e Google, ka prezantuar Gemini 4 Argon, një model të ri të Al, i krijuar për detyra si programimi, kërkimi dhe shkrimi.

Megjithatë, fokusi kryesor i Argon duket se është siguria kibernetike.

Sipas Google, modeli mund të zbulojë, verifikojë dhe korrigjojë në mënyrë autonome dobësi kritike në programe.

Fillimisht, Argon do të jetë i disponueshëm vetëm për një grup të kufizuar partnerësh të Google në fushën e sigurisë kibernetike.

Kompania thotë se modeli është trajnuar posaçërisht për mbrojtje ndaj kërcënimeve kibernetike.

Argon përdoret gjithashtu nga punonjësit e Google për programim e korrigjim të kodeve.

Modeli mund të analizojë edhe materiale vizuale, përfshirë video të gjata dhe grafikë.

Google pretendon se Argon ka performuar më mirë se modelet GPT-6 Astra të OpenAI dhe modelet Fable dhe Opus të Anthropic në disa teste të Al.

Prezantimi vjen në një kohë kur kompanitë kryesore të AI po garojnë për të zhvilluar modele gjithnjë e më të fuqishme.

Google gjithashtu ka raportuar rritje të fortë të përdorimit të Gemini, me mbi 1 miliard përdorues në muaj. /Telegrafi/