Fundjavë përvëluese – shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve të ditës

Nacionale

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se fundjavë në Kosovë do jetë me diell dhe nxehtë. IHK njofton se të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë 31 deri në 36 gradë. Do të fryjë erë […]

Madhësia e shkronjave

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se fundjavë në Kosovë do jetë me diell dhe nxehtë.

IHK njofton se të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë 31 deri në 36 gradë.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet:

Edhe të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 32°C dhe 36°C.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi.

Indeksi UV do të mbetet i lartë, ndaj rekomandohet shmangia e qëndrimit të zgjatur në diell gjatë orëve të mesditës dhe pasdites së hershme.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të pafavorshme, sidomos gjatë orëve më të nxehta të ditës. Temperaturat e larta dhe rrezatimi i fortë diellor mund të shkaktojnë lodhje, dehidrim dhe shqetësime te personat me sëmundje kronike, fëmijët dhe të moshuarit.

Moti me diell dhe temperaturat e larta do të favorizojnë pjekjen dhe vjeljen e kulturave bujqësore, si dhe zhvillimin e proceseve fenologjike.

Megjithatë, temperaturat e larta do të rrisin avullimin dhe humbjen e lagështisë nga toka. Prandaj rekomandohet: