Barcelona dhe Real Madridi kanë publikuar formacionet zyrtare për El Clásicon e madh, që zhvillohet në kuadër të La Ligës.
Barcelona do ta nisë ndeshjen me Joan Garcían në portë. Në formacionin titullar janë edhe Pedri, Lamine Yamal dhe Raphinha, të cilët pritet të kenë rol të rëndësishëm në lojën sulmuese të katalunasve.
Në anën tjetër, te Real Madridi, në portë do të jetë Andriy Lunin, ndërsa në repartin ofensiv spikasin Kylian Mbappé, Jude Bellingham dhe Arda Güler.
On a mission.FC Barcelona x @spotify x Tyler, The Creator x GOLF WANG ⛳ https://t.co/CbvXnQUyw5
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 25, 2026
El Clásico pritet të sjellë emocione të mëdha, me të dyja skuadrat që synojnë fitoren në një prej përballjeve më të rëndësishme të futbollit spanjoll.
Ndeshja nis në ora 21:00 dhe zhvillohet në “Camp Nou”.
Barcelona: Joan García, Espart, Cubarsí, Gerard Martín, Cancelo, Rodri, Pedri, Lamine Yamal, Fermín, Gordon, Raphinha.
🚨 𝗕𝗔𝗥𝗖̧𝗔 𝗫𝗜 🚨 https://t.co/f8sr5dlxg2
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 25, 2026
Real Madridi: Lunin, Valverde, Konaté, Huijsen, Cucurella, Tchouaméni, Bernardo Silva, Güler, Bellingham, Diomande, Mbappé.
📋✅ Our starting XI!🆚 @fcbarcelona https://t.co/M2s4bgGT84
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) October 25, 2026
/Telegrafi/