“Është një histori e bukur, shpresoj të përfundojë mirë në Budapest” – Saka flet pas triumfit historik

Sport

Golashënuesi i Arsenalit, Bukayo Saka, luajti rol kyç në kualifikimin e skuadrës së tij në finalen e Ligës së Kampionëve, pas fitores 1-0 ndaj Atletico Madridit në “Emirates”. Ky rezultat i dha Arsenalit kualifikimin me rezultat të përgjithshëm 2-1, pasi ndeshja e parë në Madrid ishte mbyllur 1-1. Saka vlerësoi mentalitetin e ekipit në një […]

Madhësia e shkronjave

Golashënuesi i Arsenalit, Bukayo Saka, luajti rol kyç në kualifikimin e skuadrës së tij në finalen e Ligës së Kampionëve, pas fitores 1-0 ndaj Atletico Madridit në “Emirates”.

Ky rezultat i dha Arsenalit kualifikimin me rezultat të përgjithshëm 2-1, pasi ndeshja e parë në Madrid ishte mbyllur 1-1.

Saka vlerësoi mentalitetin e ekipit në një gjysmëfinale me presion të lartë, ndërsa lavdëroi edhe tifozët për atmosferën.

“Është shumë e bukur. Jemi të gjithë shumë të lumtur. Kjo ishte një ndeshje me presion të madh, por e menaxhuam mirë për të shkuar në finale”.

“Filloi para ndeshjes, nuk kam parë kurrë diçka të tillë (atmosferën). Na shtynë gjatë lojës. E morën momentin. Le ta festojmë së bashku”, deklaroi Saka.

Saka pranoi se presioni është i pashmangshëm në këtë fazë të sezonit, sidomos me Arsenalin që lufton edhe për titullin në Ligën Premier.

“Nuk ka asnjë mënyrë të jesh në këtë situatë dhe të mos kesh presion. Është gjysmëfinale dhe po luftojmë edhe për Ligën Premier – ndaj është normale që njerëzit të flasin për ne dhe të na kritikojnë. Ne i bllokojmë këto dhe fokusohemi vetëm te detyra”, nënvizoi ai.

Në fund, ylli i Arsenalit e mbylli deklaratën me një mesazh për finalen, ku e pret njërin mes PSG dhe Bayern Munich.

“Është një histori e bukur dhe shpresoj të përfundojë mirë në Budapest”, ka thënë anglezi. /Telegrafi/