Ëmbëlsirë e shpejtë me dredhëza: Freskuese, e lehtë dhe plot shije vere

Kuzhina

Përgatitet shpejt, qëndron mirë në frigorifer dhe është ideale kur dëshironi një ëmbëlsirë të freskët, me shije të ëmbël e pak të thartë. Këtë ëmbëlsirë përgatiteni kur ju duhet një desert që mund të qëndrojë në frigorifer dhe të jetë gati për servirje pa pasur nevojë për punë shtesë. Kujdesuni që përbërësit për kremin të […]

Madhësia e shkronjave

Përgatitet shpejt, qëndron mirë në frigorifer dhe është ideale kur dëshironi një ëmbëlsirë të freskët, me shije të ëmbël e pak të thartë.

Këtë ëmbëlsirë përgatiteni kur ju duhet një desert që mund të qëndrojë në frigorifer dhe të jetë gati për servirje pa pasur nevojë për punë shtesë.

Kujdesuni që përbërësit për kremin të jenë të ftohur mirë, sepse kështu masa do të jetë më e qëndrueshme dhe shtresat do të priten më lehtë, transmeton Telegrafi.

Lani dhe pastroni dredhëzat, pastaj pritini në rrathë dhe lërini mënjanë.

Tundeni ajkën e ëmbël me sheqerin pluhur dhe sheqerin e vaniljes, derisa të fitoni një krem të qëndrueshëm. Më pas shtoni ajkën e thartë dhe përziejeni me lëvizje të lehta, që kremi të mbetet i ajrosur.

Biskotat njomini shkurt në qumësht dhe renditini si shtresë të parë në enë. Sipër vendosni një pjesë të kremit, pastaj shtoni një shtresë dredhëzash.

Vazhdoni me shtresat derisa të harxhohen përbërësit, duke përfunduar me një shtresë kremi. Rrafshojeni sipërfaqen dhe zbukurojeni me dredhëzat e mbetura.

Vendoseni ëmbëlsirën në frigorifer për të paktën dy orë, që të forcohet mirë para servirjes. /Telegrafi/