Ekskursion për të moshuarit nga Xhamia Qendrore në Bujanoc

Vendore

Xhamia Qendrore Bujanoc ka organizuar me sukses një ekskursion për besimtarët e moshës së shtyrë, një aktivitet që synon përkujdesjen dhe përfshirjen e tyre në jetën komunitare. Sipas njoftimit të organizatorëve, ky aktivitet është realizuar falë mbështetjes së donatorëve, me një kontribut të veçantë nga donatori kryesor, i cili ka mbuluar pjesën më të madhe […]

Madhësia e shkronjave

Xhamia Qendrore Bujanoc ka organizuar me sukses një ekskursion për besimtarët e moshës së shtyrë, një aktivitet që synon përkujdesjen dhe përfshirjen e tyre në jetën komunitare.

Sipas njoftimit të organizatorëve, ky aktivitet është realizuar falë mbështetjes së donatorëve, me një kontribut të veçantë nga donatori kryesor, i cili ka mbuluar pjesën më të madhe të shpenzimeve.

Gjithashtu, mirënjohje është shprehur për Këshillin e Xhamisë së Bujanocit dhe imamin për angazhimin e tij në organizimin e këtij ekskursioni.

Ky organizim vlerësohet si një shembull i solidaritetit dhe përkujdesjes ndaj të moshuarve në Bujanoc, duke kontribuar në forcimin e lidhjeve brenda komunitetit./BujanociNet/