Problemet në familjen e famshme, Beckham, duket se nuk kanë fund! David ka reaguar për herë të parë pas postimeve të bujshme të djalit të tij, Brooklyn, në “Instagram”.
Ai akuzon prindërit e tij për përpjekje për të dëmtuar marrëdhënien me bashkëshorten e tij, Nicola Peltz Beckham.
Gjatë një interviste në programin financiar të CNBC-së, Squawk Box, të martën, 20 janar, Beckham, 50 vjeç, foli për përdorimin e rrjeteve sociale dhe ndikimin e tyre tek shëndeti mendor, duke theksuar se fëmijët mund të bëjnë gabime.
“Gjithmonë kam folur për fuqinë e rrjeteve sociale, për të mirën dhe të keqen,” tha Beckham, duke shtuar: “E keqja është se ajo që fëmijët mund të shohin sot mund të jetë e rrezikshme. Por unë kam përfituar personalisht duke përdorur platformën time për UNICEF, për të ndihmuar fëmijët në mbarë botën.”
Ai shtoi se është përpjekur përpjekur të edukojë fëmijët e tij, Brooklyn, 26 vjeç, Romeo, 23, Cruz, 20, dhe Harper, 14, duke i lejuar të mësojnë nga gabimet e tyre.
“Fëmijët bëjnë gabime, por kjo është mënyra si mësojnë. Ndonjëherë duhet t’i lejojmë të bëjnë ato gabime,” tha Beckham.
Komentet e tij vijnë pas një serie postimesh emocionale të Brooklyn, i cili akuzoi David dhe Victoria Beckham se kishin përhapur “gënjeshtra të panumërta” dhe përpjekje për të minuar martesën e tij me Nicola.
Brooklyn gjithashtu pretendoi se prindërit përpiqeshin ta “nënshtronin” për të hequr të drejtat mbi emrin e tij dhe se Victoria ndërhynte në momentet e tij private, duke përfshirë vallëzimin në dasmën e tij.
David, megjithatë, u fokusua te mesazhi i përgjegjësisë dhe edukimit: “Fëmijët kanë të drejtë të bëjnë gabime, dhe ne si prindër duhet t’i udhëzojmë, jo t’i gjykojmë.”
comment
“E keqja është se ajo që fëmijët mund…” – Reagimi i parë i David Beckham pas akuzave të djalit të tij
<div><div><img width="493" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/815277-e-keqja-eshte-se-ajo-qe-femijet-mund-reagimi-i-pare-i-david-beckham-pas-akuzave-te-djalit-te-tij.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="“e-keqja-eshte-se-ajo-qe-femijet-mund…”-–-reagimi-i-pare-i-david-beckham-pas-akuzave-te-djalit-te-tij" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="493" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/815277-e-keqja-eshte-se-ajo-qe-femijet-mund-reagimi-i-pare-i-david-beckham-pas-akuzave-te-djalit-te-tij.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="“e-keqja-eshte-se-ajo-qe-femijet-mund…”-–-reagimi-i-pare-i-david-beckham-pas-akuzave-te-djalit-te-tij" loading="lazy"></p>Problemet në familjen e famshme, Beckham, duket se nuk kanë fund! David ka reaguar për herë të parë pas postimeve të bujshme të djalit të tij, Brooklyn, në “Instagram”. Ai akuzon prindërit e tij për përpjekje për të dëmtuar marrëdhënien me bashkëshorten e tij, Nicola Peltz Beckham. Gjatë një interviste në programin financiar të CNBC-së</div>






