Spektakël i vërtetë basketbolli në finalen e Superkupës së Kosovës mes Trepçës dhe Bashkimit, me fituesin që do të përcaktohet në vazhdime.
Kur kishin mbetur vetëm 1.6 sekonda në fund të ndeshjes, Shanon Shorter mori përsipër aksionin e Bashkimit dhe shënoi nga pothuajse 10 metra, duke i dhënë skuadrës prizrenase epërsinë 87:84.
Por drama nuk kishte përfunduar. Në më pak se dy sekonda, Trepça arriti të organizonte aksionin e fundit dhe Dardan Kapitin që realizoi një treshe spektakolare nga gjysma e fushës, duke e barazuar rezultatin në 87:87 dhe duke e dërguar finalen në vazhdime.
Tensionet në finalen e Superkupës, urdhërohet zbrazja e palestrës telegrafi.com
Ndeshja ka qenë jashtëzakonisht e luftuar gjatë gjithë kohës. Trepça e fitoi çerekun e parë 24:22, ndërsa në të dytin ishte sërish më e mirë, 22:18, për të shkuar në pushim me epërsi 46:40. Bashkimi reagoi fuqishëm pas pushimit, duke fituar çerekun e tretë 28:24 dhe duke e ngushtuar diferencën, ndërsa në periudhën e fundit prizrenasit shënuan 19 pikë kundrejt 17 të Trepçës.
Në total, të dyja skuadrat kanë realizuar nga 87 pikë, ndërsa tani gjithçka do të vendoset në pesë minutat shtesë. Atmosfera në palestrën “Mizahir Isma” është e jashtëzakonshme, me finalen që ka dhuruar një fund dramatik dhe spektakolar.
Te Trepça, më i miri deri tani është Ja’Cori Payne, i cili ka realizuar 19 pikë, ka marrë dy kërcime dhe ka dhënë tetë asistime në 30 minuta e 39 sekonda lojë.
Në anën tjetër, Shanon Shorter ka qenë lideri i Bashkimit me 22 pikë, 11 kërcime dhe tri asistime në 36 minuta e 46 sekonda. /Telegrafi/






