Dua Lipa ka folur për herë të parë më gjerësisht për ditën e saj të dasmës me aktorin Callum Turner, duke e përshkruar ceremoninë si një nga momentet më magjike të jetës së saj.
Çifti kurorëzoi dashurinë në Palermo të Sicilisë, në një ceremoni elegante.
Dua zgjodhi një fustan ngjyrë fildishi nga Chanel, ndërsa Callum u shfaq me një kostum nga Louis Vuitton.

Këngëtarja tregoi se, pavarësisht këshillave të shumta që morën për ditën e madhe, ata vendosën të ndiqnin vetëm dy prej tyre: të përjetonin gjithçka sikur të ishin vetë të ftuar dhe të siguroheshin që gjatë gjithë kohës të gjenin njëri-tjetrin mes turmës.
Sipas Duas, kjo i ndihmoi të qëndronin të lidhur me njëri-tjetrin dhe të krijonin kujtime të veçanta së bashku.
Duke folur për jetën pas martesës, ajo tha se ka arritur të gjejë një ekuilibër mes karrierës, dëshirave dhe familjes.
Ajo gjithashtu vlerësoi partnerin e saj, duke theksuar se të dy e kuptojnë dhe e mbështesin njëri-tjetrin në ambiciet profesionale.
Callum i propozoi Duas në dhjetor 2024, teksa lidhja e tyre kishte nisur rreth një vit më herët.
Dasmën, megjithatë, e shtynë për shkak të angazhimeve të tyre profesionale dhe turneut të madh të Duas.
Tani, pas gjithë atij suksesi dhe një dasme të shumëpërfolur, Dua duket se po shijon një tjetër kapitull të rëndësishëm të jetës së saj pranë Callum Turner. /Telegrafi/





