Modelja dhe këngëtarja shqiptare, Morena Taraku, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në Dubai Fashion Week, duke sjellë një kombinim të veçantë mes elegancës dhe stilit ekstravagant.
E njohur për guximin në zgjedhjet e saj të modës, Morena edhe këtë herë ka dëshmuar se nuk heziton të eksperimentojë me veshjet dhe të krijojë paraqitje që bien në sy.
Përmes disa fotografive të publikuara në Instagram, ajo ka ndarë momente nga pjesëmarrja e saj në këtë ngjarje të rëndësishme të modës, ku është shfaqur me një pallto të gjatë në nuanca kafe, të kombinuar me detaje të bardha dhe syze moderne.
Foto: Screenshot/Instagram
Palltoja me teksturë dhe prerje të dallueshme ka qenë elementi kryesor i kombinimit, duke i dhënë Morenës një stil që ndërthur elegancën me frymën avangarde.
Gjatë qëndrimit në këtë event, ajo është parë edhe duke dhënë një intervistë, ndërsa është shfaqur e buzëqeshur dhe në humor të mirë.
Foto: Screenshot/Instagram
Dubai Fashion Week mbledh emra të industrisë së modës, dizajnerë dhe personalitete të ndryshme, duke u shndërruar në një hapësirë ku prezantohen tendencat dhe krijimet e reja të stilit.
Me këtë paraqitje, Taraku ka sjellë edhe një tjetër moment nga aktivitetet e saj në botën e modës, derisa fotografitë e publikuara u japin ndjekësve një pamje nga stili i saj gjatë eventit në Dubai. /Telegrafi/
