Dua Lipa dhe Callum Turner fotografohen në çaste intime gjatë muajit të mjaltit në Itali, puthen dhe ledhatohen me njëri-tjetrin në det

Magazina

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, dhe bashkëshorti i saj, aktori britanik Callum Turner, po shijojnë ditët e para të martesës gjatë muajit të mjaltit në Itali. Çifti është akomoduar në hotelin luksoz San Domenico Palace në Taormina, pranë Catanias në Sicili, një destinacion i njohur për pamjet spektakolare dhe luksin që ofron, shkruan The […]

Madhësia e shkronjave

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, dhe bashkëshorti i saj, aktori britanik Callum Turner, po shijojnë ditët e para të martesës gjatë muajit të mjaltit në Itali.

Çifti është akomoduar në hotelin luksoz San Domenico Palace në Taormina, pranë Catanias në Sicili, një destinacion i njohur për pamjet spektakolare dhe luksin që ofron, shkruan The Sun.

Në fotografitë e publikuara së fundmi, Dua dhe Callum shihen duke kaluar momente romantike në det, teksa shkëmbejnë puthje dhe përqafohen mbi një dyshek lundrues. Të dy dukeshin më të dashuruar se kurrë, duke shijuar diellin dhe atmosferën e bregdetit italian.

Artistja shqiptaro-britanike tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në bikini ngjyrë argjendi, duke vënë në pah linjat e tonifikuara trupore. Në disa momente, çifti shihej duke mbajtur sytë te njëri-tjetri, ndërsa Dua i prekte fytyrën bashkëshortit të saj në skena plot afeksion.

Më vonë, këngëtarja u fotografua duke pushuar në dyshekun lundrues, ndërsa Callum qëndronte pranë saj. Ajo kompletoi pamjen verore me një shami bardhezi në kokë dhe një pamje të bronztë nga dielli i Sicilisë.

Sipas mediave britanike, çifti po qëndron në një hotel luksoz, ku një natë kushton rreth 4 mijë paund. Resorti është i njohur edhe për faktin se ka shërbyer si lokacion kryesor për sezonin e dytë të serialit të famshëm të HBO-së, “The White Lotus”.

I vendosur në majë të shkëmbinjve me pamje mahnitëse drejt malit vullkanik Etna, Four Seasons Hotel San Domenico Palace konsiderohet një nga destinacionet më prestigjioze në Itali.

Pak ditë më parë, Dua dhe Callum u panë duke shëtitur dorë për dore në rrugët e Taorminës, ndërsa eksploronin qytetin historik pas ceremonisë së tyre madhështore të martesës.

Çifti kurorëzoi dashurinë fundjavën e kaluar në Sicili, në një ceremoni luksoze ku morën pjesë emra të njohur të muzikës, filmit dhe modës.

Mes të ftuarve ishte edhe legjenda e muzikës, Elton John, mik i afërt i Duas që prej bashkëpunimit të tyre në hitin “Cold Heart” në vitin 2021. Në dasmë mori pjesë gjithashtu edhe stilistja e famshme italiane Donatella Versace, e cila besohet se ka dizajnuar fustanin e nusërisë.

Në festimet tre-ditore ishin të pranishëm edhe aktori Joe Alwyn, aktorja amerikane Grace Gummer me bashkëshortin e saj DJ Mark Ronson, si dhe këngëtarja Charli XCX me bashkëshortin George Daniel.

Ceremonia u zhvillua në ambientet e vilës historike Villa Valguarnera në Bagheria, një prej rezidencave më të rëndësishme kulturore dhe historike në Sicili, e cila gjithashtu është shfaqur në serialin “The White Lotus”.

Një nga momentet më emocionuese të mbrëmjes ishte performanca e Elton John, i cili i dedikoi çiftit këngën e tij legjendare “Your Song”, duke emocionuar të pranishmit gjatë festës së dasmës. /Telegrafi/