“Dresi me numër 6”, Sheremet Isufi tregon historinë interesante me trajnerin legjendar, Emin Ajvazi

Sport

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte ish-sulmuesi i njohur kosovar, Sheremet Isufi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis. Ndër të tjerash, Isufi ka rrëfyer edhe një histori tejet interesante me trajnerin legjendar, Emin Ajvazi. “Mirë, super kemi kaluar edhe pritja atje ka qenë e mirë, ka […]

Madhësia e shkronjave

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte ish-sulmuesi i njohur kosovar, Sheremet Isufi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Ndër të tjerash, Isufi ka rrëfyer edhe një histori tejet interesante me trajnerin legjendar, Emin Ajvazi.

“Mirë, super kemi kaluar edhe pritja atje ka qenë e mirë, ka qenë trajner Emin Ajvazi, ‘Capello’ që i thonim ne”.

“Është interesant se njëfarë fanelle me numër 6 ai e ka pasur mërzi. Numrin 6 e ka pasur mërzi. Edhe tash shkuam në përgatitje në Maqedoni”.

“Kur shkuam atje hymë të luajmë një ndeshje miqësore, tash këta ekonomat e kishin ditur, por ai mua më ka respektuar”.

“Kur i morëm fanellat unë nuk po kërkoja numër dhe ai ma dha fanellën me numër 6, unë e vesha, vetëm lojë miqësore”, ka rrëfyer mes tjerash Isufi.

Episodin e plotë me Sheremet Isufin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/