De Gea mund të largohet nga Fiorentina për t’iu bashkuar gjigantit italian

Sport

Juventusi po vazhdon të shqyrtojë opsionet në tregun e transferimeve për të përforcuar pozicionin e portierit, me trajnerin Luciano Spallettin që raportohet se e konsideron këtë repart prioritet. Sipas raportimeve të Corriere dello Sport, preferenca kryesore e klubit është Alisson Becker, portieri i Liverpoolit, i cili mbetet objektivi kryesor për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, në […]

Madhësia e shkronjave

Juventusi po vazhdon të shqyrtojë opsionet në tregun e transferimeve për të përforcuar pozicionin e portierit, me trajnerin Luciano Spallettin që raportohet se e konsideron këtë repart prioritet.

Sipas raportimeve të Corriere dello Sport, preferenca kryesore e klubit është Alisson Becker, portieri i Liverpoolit, i cili mbetet objektivi kryesor për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, në rast se marrëveshja nuk realizohet, Juventusi ka vendosur si alternativë të parë David de Gea.

Portieri spanjoll, aktualisht pjesë e Fiorentinës, është vlerësuar si një opsion më i përballueshëm si nga ana e kartonit ashtu edhe e pagës, krahasuar me Alisson.

De Gea po zhvillon një sezon pozitiv në Firence, duke u vendosur si titullar i padiskutueshëm. Ai ka regjistruar paraqitje të qëndrueshme dhe ka ndihmuar skuadrën me disa performanca vendimtare gjatë sezonit.

Sipas Corriere dello Sport, Fiorentina mund ta vlerësojë kartonin e tij rreth 5 milionë euro, ndërsa diferenca e pagës me Alissonin është një tjetër faktor që mund ta bëjë Juventusin të rishqyrtojë strategjinë e tij në merkato.

Në çdo rast, e ardhmja e portierit të Juventusit pritet të mbetet një nga temat kryesore të merkatos së verës. /Telegrafi/