Bruno Guimaraes me shumë gjasa do t’i bashkohet gjigantit anglez

Sport

Mesfushori brazilian Bruno Guimaraes mund të jetë një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere, pasi gazetari i talkSPORT, Alex Crook, beson se kalimi i tij te Arsenali është shumë i mundshëm, pavarësisht se Newcastle United vazhdon të këmbëngulë se lojtari nuk është në shitje. Sipas Crook, qëndrimi i klubit anglez mund të ndryshojë […]

Madhësia e shkronjave

Mesfushori brazilian Bruno Guimaraes mund të jetë një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere, pasi gazetari i talkSPORT, Alex Crook, beson se kalimi i tij te Arsenali është shumë i mundshëm, pavarësisht se Newcastle United vazhdon të këmbëngulë se lojtari nuk është në shitje.

Sipas Crook, qëndrimi i klubit anglez mund të ndryshojë nëse në tavolinë mbërrin një ofertë e konsiderueshme.

“Mendoj se Bruno Guimarães do të transferohet te Arsenali. E di që qëndrimi i Newcastle është se ai nuk është në shitje, por besoj se në fund paratë do të bëjnë diferencën. Nëse vjen një ofertë rreth 80 milionë funte ose më e lartë, pres që marrëveshja të realizohet”, deklaroi Crook.

Raportimet bëjnë të ditur se Arsenali ka arritur tashmë marrëveshje të plotë me Guimarães për kushtet personale, ndërsa reprezentuesi i Brazilit është i gatshëm të transferohet në Emirates Stadium.

Mesfushori 28-vjeçar thuhet se është i joshur nga mundësia për të punuar nën drejtimin e Mikel Artetës dhe për të luftuar për trofetë më të rëndësishëm në Angli dhe Evropë.

Megjithatë, deri në këtë moment Newcastle nuk ka dhënë dritën jeshile për largimin e kapitenit të saj, ndaj mbetet të shihet nëse Arsenali do të paraqesë ofertën që mund ta bindë klubin ta lejojë transferimin. /Telegrafi/