Bayern Munich ka shënuar një fitore të vështirë në udhëtim te Elversberg.
“Bavarezzët” arkëtuan pikët e plota me një triumf me rezultat 1-2.
Talenti Lennart Karl pas asistimit të Harry Kane realizoi për të kaluar Bayernin në epërsi (26’).
Vendasit u përgjigjen përmes Cole Campbell, por goli u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
Bayerni pastaj shënoi me Harry Kane, mirëpo goli u anulua gjithashtu nga VAR-i. Një minutë më vonë, ishte i inkuadruari Maurice Karttenmaccher që shënoi gol të bukur për të barazuar rezultatin (62’).
Sidoqoftë, Kane u përkujdes që t’ia siguronte Bayernit pikët e plota me një gol të bukur (72’).
Kësisoj, Bayerni shkon në kuotën e shtatë pikëve në vendin e katërt ndërsa Elversberg zë pozitën e gjashtë me gjashtë sosh./Telegrafi/






