“Borxhli i mbetemi shtratit elektoral të LDK-së”/ Kica-Xhelili komenton rezultatin e zgjedhjeve

Nacionale

<div><div><img width="640" height="451" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/812589-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="“Borxhli i mbetemi shtratit elektoral të LDK-së”/ Kica-Xhelili komenton rezultatin e zgjedhjeve" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="713" height="502" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/812589-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="“Borxhli i mbetemi shtratit elektoral të LDK-së”/ Kica-Xhelili komenton rezultatin e zgjedhjeve"></p>Doarsa Kica-Xhelili ka falënderuar të gjithë qytetarët që e kanë votuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Përmes një deklarimi, Kica-Xhelili u shpreh se ndjehet tej mase e nderuar që ka marrë besimin e 44 mijë e 110 qytetarëve, pavarësisht se gjatë fushatës nuk mund të ishte fizikisht pranë tyre. “Reflektimi i LDK-së duhet të nisë</div>

Madhësia e shkronjave

Doarsa Kica-Xhelili ka falënderuar të gjithë qytetarët që e kanë votuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Përmes një deklarimi, Kica-Xhelili u shpreh se ndjehet tej mase e nderuar që ka marrë besimin e 44 mijë e 110 qytetarëve, pavarësisht se gjatë fushatës nuk mund të ishte fizikisht pranë tyre.
“Reflektimi i LDK-së duhet të nisë nga potenciali ynë për rritje dhe nga përgjegjësia ndaj votuesit që beson se një LDK e fortë është e domosdoshme për shtetin. E ne, te ai votues duhet të kthehemi, t’a kuptojmë, reflektojmë, e bindim” u shpreh Kica-Xhelili, duke komentuar rezultatin e përgjithshëm të partisë.
Ajo thotë se LDK-ja ka qenë gjithmonë refleksion i demokracisë, dhe në demokraci dëgjohet secili, “paçka se jo domosdoshmërisht veprohet mbi këshillën e secilit”.
“Borxhli, i mbetemi shtratit elektoral të LDK-së, atij që e kemi, atij që e humbëm, atij që s’e kthyem, dhe atyre që kemi potencial t’i marrim për shkak të bindjeve të përbashkëta. Ky duhet të jetë misioni ynë i rikthimit” shtoi ajo.