Presidenti amerikan Donald Trump votoi në West Palm Beach, Florida, së bashku me bashkëshorten Melania Trump, duke u zotuar se do të vazhdojë fushatën intensive në mbështetje të republikanëve për zgjedhjet e mesit të mandatit.
Trump pranoi se fushata po e lodh, por theksoi se nuk po kandidon për veten, por po ndihmon kandidatët e tjerë republikanë.
.@POTUS and @FLOTUS vote in Palm Beach 🗳️ https://t.co/1BMgSxbNRa
— Rapid Response 47 (@RapidResponse47) October 24, 2026
Ndryshe, ai kritikoi ish-presidentët Barack Obama dhe Bill Clinton, ndërsa shprehu optimizëm se republikanët do të ruajnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.
I pyetur për mundësinë e një sulmi të mëtejshëm ndaj Iranit, ai nuk e përjashtoi këtë opsion, duke thënë se mund të ketë edhe një marrëveshje.
Presidenti hodhi poshtë sondazhet që e vlerësojnë miratimin e tij në 38 për qind ose më pak, duke pretenduar se mbështetja e tij mund të arrijë deri në 60 për qind.
Trump u bëri thirrje amerikanëve të votojnë për republikanët, ndërsa përsëriti pretendimet për mashtrime me votat përmes postës. /Telegrafi/
