PZAP refuzon kërkesën e PDK-së për të mos numëruar votat e diasporës që erdhën pas 29 dhjetorit

Nacionale

<div><div><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/812587-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="PZAP refuzon kërkesën e PDK-së për të mos numëruar votat e diasporës që erdhën pas 29 dhjetorit" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/812587-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="PZAP refuzon kërkesën e PDK-së për të mos numëruar votat e diasporës që erdhën pas 29 dhjetorit" loading="lazy"></p>Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë si të pasafatshme ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila kishte kërkuar anulimin e fletëvotimeve të pranuara me postë pas datës 29 dhjetor 2025, në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Vendimi është marrë në seancën e mbajtur më 9</div>

Madhësia e shkronjave

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë si të pasafatshme ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila kishte kërkuar anulimin e fletëvotimeve të pranuara me postë pas datës 29 dhjetor 2025, në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Vendimi është marrë në seancën e mbajtur më 9 janar 2026 nga paneli i përbërë nga gjyqtarët Kujtim Pasuli (kryesues), Hidajete Gashi Alaj dhe Skender Çoçaj.
PDK kishte kontestuar administrimin e procesit të numërimit dhe shpalljen si të vlefshme të fletëvotimeve të dërguara me postë nga votimi jashtë Kosovës, duke kërkuar që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të përjashtojë nga numërimi të gjitha fletëvotimet e pranuara pas afatit ligjor, përfshirë ato të datave 2 dhe 5 janar 2026.