Blogeri krijon pulë të skuqur transparente që duket si xham

Life/Bizare

Një bloger kinez i ushqimit, i njohur për krijimet e tij të pazakonta, është bërë viral në internet pasi ka krijuar copa pule të skuqur gjysmë-transparente që duken sikur janë prej xhami. Blogeri, i quajtur Cai Nan, njihet për eksperimentet e tij të çuditshme në kuzhinë dhe përdorimin e teknikave të avancuara të gastronomisë molekulare. […]

Madhësia e shkronjave

Një bloger kinez i ushqimit, i njohur për krijimet e tij të pazakonta, është bërë viral në internet pasi ka krijuar copa pule të skuqur gjysmë-transparente që duken sikur janë prej xhami.

Blogeri, i quajtur Cai Nan, njihet për eksperimentet e tij të çuditshme në kuzhinë dhe përdorimin e teknikave të avancuara të gastronomisë molekulare. Krijimi i tij më i fundit është pula e skuqur transparente – një pjatë që duket më shumë si vepër arti sesa ushqim.

Ai publikoi një video ku shpjegon procesin, e cila u bë virale dhe mori gati një milion shikime. Ideja e thjeshtë për ta bërë pulën e skuqur transparente tingëllon e çmendur, por rezultati final duket i jashtëzakonshëm, shkruan odditycentral.

Sipas tij, procesi fillon me rindërtimin e pjesëve të pulës nga e para, duke nisur nga kockat. Ai përdor një përzierje të palcës së kockave, kolagjenit dhe xhelit të ftohtë, të cilat i vendos në forma të posaçme për t’i ngurtësuar.

Për mishin, ai e kthen pulën në formë të lëngshme dhe më pas përdor teknikën e quajtur sferifikim (e zakonshme në gastronominë molekulare) për të rikrijuar strukturën e fibrave të muskujve.

Në fund, pjesët transparente të mishit dhe kockave bashkohen dhe vendosen në një formë tjetër, ku krijohet një copë pule që duket si xham, por që ende ka strukturën e ushqimit.

Ai madje arrin të rikrijojë edhe shtresën krokante të pulës së skuqur, duke e bërë produktin final të duket si një skulpturë kristali, por me shije dhe teksturë të pulës së vërtetë. /Telegrafi/