Maria Neiva dhe Matilde Neiva janë kthyer në sensacion në rrjetet sociale pas reagimit të tyre gjatë ndeshjes së Kupës së Botës mes Portugalisë dhe Kolumbisë.
Dy motrat, të njohura si mbështetëse të zjarrta të Cristiano Ronaldos dhe kombëtares portugeze, u panë duke ndjekur me emocion çdo moment të takimit.
Momenti që u bë viral ndodhi kur Ronaldo provoi një goditje spektakolare me roveshatë.
Edhe pse tentativa nuk përfundoi në gol, kamerat fokusuan menjëherë binjaket në tribunë, ndërsa shprehjet e tyre të habisë dhe entuziazmit pushtuan rrjetet sociale.
Pamjet u shpërndanë në internet, ku shumë përdorues komentuan jo vetëm reagimin e tyre, por edhe pamjen e binjakeve.
Brenda pak orësh, ato u bënë ndër personazhet më të përfolura të mbrëmjes.
Më vonë u zbulua se bëhej fjalë për Maria dhe Matilde Neiva, të cilat i mbajnë profilet e tyre në Instagram private.
Gjithashtu, u bë e ditur se Matilde është në një lidhje me futbollistin portugez Francisco Conceiçao, me të cilin është bashkë që nga viti 2023.
Raportohet se Matilde mbeti e zhgënjyer pasi Conceiçao nuk u aktivizua në këtë ndeshje, pavarësisht se kishte luajtur si zëvendësues në sfidat e mëparshme të fazës së grupeve. /Telegrafi/






